Produkti

Një platformë për punën që ndodh realisht në dyqan.

Nga fustani në inventar te rezervimi, kontrata, pagesa, kthimi, dëmi ose shitja — çdo operacion lidhet me të njëjtën histori.

Pamja e katalogut të inventarit në Renture me lista fustanesh dhe statuset përkatëse

Inventari

Shiko çfarë ke në stok, në çfarë gjendjeje është dhe kur është i disponueshëm.

Pamja e procesit të qirasë dhe rezervimit në Renture me kalendar dhe kod QR

Qiratë & Rezervimet

Rezervo pa konflikte dhe ndiq qiranë nga marrja deri në kthim.

Pamja e dosjes operative të klientëve në Renture me historikun e transaksioneve

Klientët

Mbaj historinë e qirave, shitjeve, dëmeve dhe obligimeve në një dosje të vetme.

Pamja e kontratës zyrtare të qirasë të gjeneruar automatikisht nga platforma Renture

Kontratat

Gjenero kontratën nga rezervimi dhe mbaje të lidhur me historinë e qirasë.

Pamja e modulit për kontrollin e gjendjes, pranimin dhe kthimin e artikujve me dëmtime

Kontrolli i gjendjes

Dokumento gjendjen në dorëzim dhe kthim, bashkë me dëmet kur ka.

Pamja e raporteve operative dhe financiare të qirave dhe shitjeve në Renture

Raporte dhe financa

Shiko çfarë është paguar, çfarë mungon dhe çfarë kërkon vëmendje.

Shitjet

Jo çdo shitje përfundon te kasa.

Renture ndan shitjen e menjëhershme nga puna që vazhdon pas porosisë, në mënyrë që afatet, ndryshimet dhe pagesat të mos humbin mes shënimeve.

1

Shitje Express

Shit një fustan ekzistues pa cenuar rezervimet aktive ose të ardhshme.

2

Shitje me ndryshime

Mbaj ndryshimet, afatin dhe pagesat të lidhura me shitjen.

3

Shitje me porosi

Ndiq porosinë nga matjet dhe referencat deri te dorëzimi.

Gati për të parë si funksionon?

Zbulo rrjedhën e plotë operative ose shiko çmimet për biznesin tënd.